B. Munchen, 45 milionë euro për David Luiz
29/07/2013 00:00
Bayern Munchen është i gatshëm t’i ofrojë Chelsea-t rreth 45 milionë euro për qendërmbrojtësin David Luiz.
Pep Guardiola e ka dashur qendërmbrojtësin që kur ishte trajner tek Barcelona dhe tani do hidhet në sulm sërish për brazilianin.
Bayern u mposht 4-2 nga Borussia Dortmund ditën e shtunë në Superkupën e Gjermanisë dhe sipas ‘The Sun’, Guardiola ka parë disa boshllëqe në ekip që mund të mbushen nga lojtari i Chelsea-t.
Jose Mourinho nuk është i kënaqur me mbrojtësin dhe i ka thënë që duhet të përmirësohet me topin në këmbë. Duke u nisur nga kjo, mediat angleze theksojnë se për një shifër të konsiderueshme, portugezi mund ta lejojë pa problem largimin e David Luiz në një skuadër tjetër.
Top Channel