Koncensioni i Uzinës së Cërrikut

26/07/2013 00:00

Koncesioni i rafinerisë së Cërrikut vishet me të tjera dyshime ligjore.
Dokumentat zyrtarë tregojnë se Ministria e Ekonomisë zëvendësoi
fituesin.

Sipas dokumentave, në datën 2 prill ministria shpalli si fitues të koncesionit bashkimin e shoqërive ‘Delta’ dhe dast duke i vlerësuar ato me 100 pikët e plota. Por në datën 11 qershor vendimi është ndryshuar. Sipas dokumentave zyrtarë METE e ka përmbysur renditjen duke shpallur si fitues të koncesionit kompaninë ‘Kurum’, ndërsa shoqëria që më parë ishte renditur e para është klasifikuar në vendin e dytë.

Kompania thotë se e gjithë procedura është kryer në mungesë transparence dhe se Ministria e Ekonomisë e ndryshoi fituesin e tenderit pa bërë publike shaqet. Pas këtij vendimi ‘Delta’ i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, e cila pasi ka shqyrtuar dokumentat urdhëroi pezullimin urgjent të koncesionit deri në sqarimin e konfliktit ligjor.

Dokumentat dëshmojnë se vendimi i gjykatës u mor në datën 22 korrik dhe i është komunikuar zyrtarisht Ministrisë së Ekonomisë një ditë më vonë, pra në 23 korrik. Por edhe pse kishte një vendim gjykate për të ndalur koncesionin, Qeveria vazhdoi me procedurat dhe një ditë më vonë, në mbledhjen e saj të radhës miratoi kontratën me kompaninë ‘Kurum’.  

Top Channel