Drejtuesit e Bashkise së Kukësit nuk pranojnë të marrin në dorëzim
ujësjellësin e ri të qytetit. Ata thone se nuk eshte zbatuar as 50
perqind e projektit, ndersa fondi i investuar eshte 3.5 milione euro dhe
punimet u zgjaten 5 vjet.

Edhe pse me ujesjelles serish ne banesat e kukesianeve nuk ka uje dhe kjo eshte arsyeja qe Kryebashkiaku hasan Halili kerkon qe ministria e transporteve te rishikoje kontratat.

Projekti synonte zgjidhjen e çeshtjes se furnizimit me uje per qytetin e Kukesit dhe 14 fshatra te cilat ende vuajne mungesen e ujit edhe pse ndertimi thuhet se ka perfunduar.

Top Channel