Kukësi zë vendin e parë për mospagimin e faturave të energjisë elektrike. Kompania CEZ, tashmë nën administrimin e shtetit, i është rikthyer ndërprerjes së energjisë.

Më herët kompania CEZ tentoi ndërprerjen por u përball me protesta të dhunshme. Aksioni i fundit është drejtuar nga vetë administratori i CEZ.

“Sic po e shihni sot, po operojmë duke i marrë të gjithë abonentët, pa bërë përjashtime qofshin familjarë apo biznese. Gjithashtu ju informoj që kompania do të marrë masa për publikimin e të gjithë emrave të qytetarëve që punojnë në institucionet e shtetit, të kompanive private apo institucioneve buxhetore të cilët nuk shlyejnë detyrimet në drejtim të kompanisë tonë. Si fillim kemi proceduar me ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjithë abonentët që nuk paguajnë, ndërsa jemi duke dokumentuar edhe rastet abuzive të cilët do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë ligjore në mbështetje të vendimit të 2012 për vazhdimin e procedurave ligjore për ta”, thuhet në deklaratën e CEZ.

Në Qarkun e Kukësit energjinë elektrike e paguajnë vetëm 4 përqind e familjarëve dhe më pas se 60 përqind e bizneseve. Situata është e rënduar ndër vite dhe asnjëherë nuk ka patur ndonjë ndërhyrje apo zgjidhje për këtë gjendje kur shpënzohet dhe nuk paguhet.

Top Channel