Deklarata e KESH, reagon CEZ

12/07/2013 00:00

Ka reaguar kompania ‘CEZ Shpërndarje’ e cila sqaron se në konferencën
për shtyp të tre ditëve më parë, administratori Sahit Dollapi tha se
importi nis menjëherë për pjesën e mbulimit të humbjeve.

Së dyti, thuhet në reagimin ‘CEZ Shpërndarje’, administratori nuk ka deklaruar kurrë që kompania nuk ka borxhe tek KESH, por ndryshe nga koha kur sistemi i shpërndarjes drejtohej nga cekët, ai ka nisur të shlyejë detyrimet.

‘Brenda datës 16 të këtij muaji, CEZ Shpërndarje do të sigurojë energjinë nga importi për të mbuluar humbjet dhe do të vazhdojë të shlyejë faturat koherente ndaj KESH. Shlyerja e faturave të prapambetura momentalisht është pezulluar sipas një vendimi të Entit Rregullator të Energjisë’: përfundon reagimi i ‘CEZ Shpërndarje’.                

Top Channel