CEZ aksion në Shkodër

12/07/2013 00:00

Kompania CEZ ka vijuar në qytetin e Shkodrës ndërprerjen e lidhjeve
elektrike për familjet dhe bizneset që nuk paguajnë energjinë. Në aksion
ka marrë pjesë edhe administratori i CEZ Shperndarje.

“I vëmë në dijeni të gjithë qytetarët dhe abonentët, të gjitha bizneset dhe institucionet shtetërore që sot dhe në vazhdim, kompania në zbatim të vendimit numër 109, datë 31 korrik 2012, të ERE për llogaritjen e dëmit ekonomik, që ka të bëjë edhe në bazë të ligjit për energjinë elektrike të kodit të matjes, me cënimin e sistemit matës, me lidhjen e paligjshme do të operojmë me gjoba. Këto gjoba do të jenë dhe do të variojnë nga 81 mijë lekë të reja e mbi këtë shumë”, tha administratori i CEZ, Dollapi.

Ne qytetin e Shkodres niveli i arketimeve te faturave te energjise eshte me e ulta dhe mospagimi tashme eshte tradite per pjesen me te madhe te abonenteve.

Top Channel