Parku i Butrintit, vendi më i madh arkeologjik në Shqipëri përsa i
përket menaxhimit dhe destinimit turistik, po i afrohet pikut të sezonit
të frekuentimit.

Të paktën 700-800 vizitorë e përshkojnë çdo ditë parkun dhe rrënojat e monumenteve madhështore të të gjitha epokave. Shitorja e suvenirëve të Butrintit ofron për herë të parë këtë vit dhjetëra specifikime të reja suveniresh nga Butrinti.

Fondacioni Butrinti një njësi bisnesi tradite për të cilin kontribuojnë 37 artizane të fshatit Shëndëlli ofron të paktën 200 lloje suvenirësh.

Vizitorët vijnë prej nacionaliteteve të ndryshme ndërsa si cdo vit një hapësirë të vecantë në gamën e vizitorëve zënë ata nga Kosova dhe trojet shqiptare.

“Unë jam këtu me një grup të madh prej 40 turistësh francezë. Bashkëatdhetarët e mi kanë qenë ndër vite pak skeptikë rreth Shqipërisë por këto vitet e fundi gjithnje e më shumë francezë po e vizitojnë Butrintin. Imazhi dhe njohja për vendin tuaj po ndryshon dhe ju siguroj se të gjithë ata që gjenden me mua sot këtu në Butrint janë të befasuar prej madhështisë së këtij vendi”, thotë një turiste.

Bekimi nga Gjakova ka ardhur për herë të parë në Butrint së bashku me familjen e tij dhe shprehet i gëzuar që ka mundësi tani ta vizitojë këtë vend arkeologjik.
 
Butrinti u shpall qytet muze prej shetit socialist në vitin 1961 dhe pasuri botërore nën mbrojjen e UNESCO në vitin 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë.

Top Channel