Këshillat e BB për qeverinë e re

11/07/2013 00:00

Në përfundim të mandadit tre vjecar, shefja e Bankës Botërore për Shqipërinë Ksenyia Lvovski i ka kërkuar qeverisë së re që të rikthejë me
urgjencë Fondin Monetar në Tiranë.

“Eshte shume rendesishme te behen pagesat e prapambetura per sektorin privat dhe pavaresisht sa ambicioz do te jete programi i qeverise nuk ka hapesira fiskale per investime te rendesishme te reja. Duhet te kete nje program te dedikuar per te rindertuar hapesiren fiskale dhe nje rendesi te madhe duhet te kete cilesia e shpenzimeve publike. Ne i rekomandojme qeverise se re te fuse nje rregull fiskal, te ngrejë nje Keshill te pavarur fiskal dhe te rifilloje programin e bashkepunimit me FMN”, tha Lvovski.

Shefja në largim e Bankës Botërore deklaroi se Shqipëria duhet të ndërtojë shtetin ligjor dhe paralajmëroi Qeverinë e re që të bëjë kujdes me administratën.  

“Eshte shume e rendeishsme qe te rritet besimi ne institucionet publike, kjo perfshin transparence dhe pavaresi ne vendimmarrje, perfshin gjithashtu shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit ne menyre te padiskriminuar jo ne mënyre selektive.Per Shqiperine eshte e rendesishme qe te kete nje administrate pubilke profesionale te depolitizuar, Shqiperia ka pasur fatin e madhe te terheqe vitet e fundit profesioniste mjaft te trajnuar te cilet kane mbaruar ne universitetit shume te mira nderkombetare dhe i ka mbajtur ato, ka pasur nje personel te kualifikuar dhe qe ka punuar si duhet, mbajtja e tij  do jete nje test per qeverine e re dhe per idealet e integrimit ne BE”, theksoi Lvovski.

Banka Boterore do të angazhohet me qeverinë për zgjedhje të negociuar me CEZ pasi megjithëse është nën menaxhimin e shtetit ende nuk është zgjidhur problemi i pronësisë.

Top Channel