Shfaqet ethja hemoragjike

10/07/2013 00:00

Shfaqet sëmundja e ethes hemoragjike në veri të vendit. Specialistët e
Institutit të Shëndetit Publik kanë diagnostikuar rastin e parë në Kukës
për këtë vit, ndërkohë që kjo sëmundje konsiderohet tepër e rrezikshme,
pasi ka vdekshmëri të lartë.

“Ethja Hemoragjike është një sëmundje tepër e rrezikshme, e cila transmetohet nëpërmjet rriqnave, por gjithashtu mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu, kur kujdesesh për të sëmurin, qoftë në mjediset e shtëpisë, qoftë në mjediset e kujdesit shendetësor. Eshtë një sëmundje, e cila ka vdekshmëri të lartë. Kjo lloj etheje hemoragjike është e përqendruar në disa zona të vendit, sepse lidhet edhe me mjedisin natyror”, thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.

Zonat më të prekura janë Kukës, Has, Tropoje, Kolonje dhe disa fshatra te Beratit. Personat e prekur nga ethja hemoragjike kane shenja te lehta ne fillimm qe sipas specialisteve, duhet te mos neglizhohen ne keto zona pasi semundja avancon deri ne hemorragji te organeve.

“Sëmundja nis me dhimbje, me dhimbje të shpinës, dhimbje muskulare të forta, dhimbje mesi, temperaturë të lartë. Shenjat fillestare është shumë vështirë t’i dallosh. Në ato zona, që konsiderohen si endemike, këto lloj temperaturash duhet të merren në konsideratë. Me pas nisin të shfaqen perde në sy, zverdhje të lëkurës, fenomene hemoragjike”, tha Bino.

Ndonese ne vendin tone eshte konstatuar rasti i pare dhe tashme eshte jashte rrezikut per jeten pasi eshte kapur ne kohe, ne fqinjin tone Kosove jane evidentuar 17 raste dhe kane humbur jeten 5 te tjere per shkak të ethes hemoragjike.

Top Channel