Nicole Kidman në super formë

08/07/2013 00:00

“Jeto shëndetëshëm që të jeni të lumtur”. Ky është spoti  publicitar i një kompania australiane që nxit konsumin e sa më shumë ushqimeve bio.

Por më shumë se mesazhi që dëshiron të përcjellë kompania australiane “Swisse Wellness Vitamins”, vëmendjen e tërhoqi protagonistja e zgjedhur për të përcuar mesazhin në rolin e “Nënës Natyrë”, Nicole Kidman.

Aktorja 46-vjeçare u shfaq në një formë perfekte duke vallëzuar mes natyrës.

Që prej heqjes dorë prej botoksit, 46-vjecarja duket se më shumë rinohet se sa plaket.

Top Channel