Matt Damon, aktori i “vonuar”

08/07/2013 00:00

Shumë yje të sotëm të Hollivudit e kanë nisur karrierën e tyre në moshë shumë të vogël, por ky nuk është rasti i Matt Damon, i cili, krahasuar me kolegët e tij, ka qenë i rritur kur është shfaqur për herë të parë në ekranin e madh.

Shkaku i kësaj vonese ka qenë nëna e tij, e cila ishte kundër fëmijëve-aktorë. Roli i parë i Matt Damon ka ardhur në vitin 1988 në filmin ‘Mystic Pizza’, kur ishte 18 vjeç.

Në një intervistë për revistën ‘Esquire’, Damon u shpreh: “Mamasë sime i dukej si një abuzim me fëmijët aktrimi në moshë të vogël. Ajo ka qenë mësuese dhe mendonte se të vije në skenë një fëmijë ishte abuzim.”

“Kohët e fundit kam pyetur për këtë gjë Jodie Foster, e cila ka nisur aktrimin që fëmijë. Ajo qeshi dhe më tha që varet nga fëmija.”

Top Channel