Gjirokastër, Lunxheria e braktisur

08/07/2013 00:00

Lunxhëria e vendosur në faqen e malit me të njëjtin emër përballë
Gjirokastrës është një prej krahinave më të pasura në burime, bukuri
natyrore, monumente kulture, kisha, manastire dhe sidomos banesa
origjinale e madhështore të ndërtuara me gur të zi.

Banorët e kësaj zone njihen në të gjithë Jugun për traditën e pasur folklorike, panairet tregëtare, kulinarinë dhe mikpritjen. Megjithatë emigracioni i tejzgjatur ka bërë që zona pothuajse të braktiset dhe rrjedhimisht të lërë në hije resurset turistike.

Lefter Nerënxa dhe bashkëshortja e tij Persefoni  jetojnë në një banesë të tipit kullë të ndërtuar sipas stilit original të zonës në vitin 1866. Lefteri  thotë se të tilla banesa janë me qindra në Lunxhëri. Krahina ka shumë për të ofruar sipas tij por vështirë që më të rinjtë të kthehen për ti dhënë gjallëri zonës dhe mundësi turizmit.

Lunxhëria gjendet ende jashtë hartës së destinacioneve turistike në jug të vendit. Turistët që vizitojnë këtë zonë janë ende të paktë e spontanë. Megjithë potencialin e rrallë në fshatrat e malit të Lunxhërisë mungojnë shërbimet akomoduese dhe politikat që mund të nxisin turizmin.

Top Channel