Babai i Lohan: Lindsay, mbidozë kokaine që 18 vjeç

08/07/2013 21:30

Lindsay Lohan kaloi për herë të parë në mbidozë që në moshën 18-vjeçare, zbuloi babai i saj Micheal.

Në një intervistë për “The Sun”, ai zbuloi se Lindsay kishte marrë substancën narkotike në vitin 2005, pasi xhiroi filmin “The Luck” dhe kokaina i ishte ofruar nga një prej ndihmësve, pjestar i stafit të filmit.

“Lindsay ishte duke xhiruar në Nju Orlins, kur më telefonuan dhe më thanë që vajza ime kishte kaluar në mbidozë kokaine”, rrëfeu Micheal.

“Një prej asistentëve i kishte dhënë drogën. U inatosa aq shumë, sa që mora një armë nga shtëpia dhe mendova të shkoja ta vrisja. Isha aq i tërbuar”, shtoi Micheal, i cili atë ditë u përfshi nga një aksident rrugor rrugës për në aeroport dhe u dënua me një vit burgim për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Top Channel