Danimarka e interesuar për zhvillimet në Shqipëri

07/07/2013 00:00

Danimarka është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri që lidhen me reformat e kërkuara nga BE.

Ky ishte mesazhi që përcolli në Tiranë Nick Haekkerup, Ministër për Tregtinë dhe cështjet europiane të Danimarkës pas takimit me Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.

Ministri danez u shpreh se vendi i tij mbështet prespektivën europiane të integrimit.

“Ne vlerësojmë deklaroi ai përpjekjet dhe zhvillimin e Shqipërisë drejt BE-së. Me ministren Gjoshaj gjatë bashkëbisedimit ne theksuam  se duhet më shumë punë dhe shumë gjëra për t’u arritur”, tha ministri Haekkerup.

Top Channel