Beyonce tregon anën e saj patriotike

06/07/2013 11:25

Beyonce tregoi anën e saj më patriotike, ndërsa e frymëzuar nga Dita e Pavarësisë së SHBA-së, në 4 korrik, vendosi të vishej me ngjyrat e flamurit amerikan.

32-vjeçarja tregoi krenarinë për origjinën e saj duke pozuar edhe përpara një “Rolls Royce”, një dedikim për të gjithë fansat e saj britanikë.

Fotot e veçanta u publikua nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj të rrjetit shoqëror “Tumblr”.

Këngëtarja postoi edhe një fotografi të saj me të bijën Blu Ivy, në të cilën shfaqte të gjithë dedikimin e saj si nënë, përkrah të bijës.

Top Channel