Pogradeci, pavarësisht vonesës së stinës së verës edhe këtë vit duket i
përzgjedhuri i turistëve vendas dhe të huaj. Të gjitha hotelet janë
pronotuar nga pushuesit që çdo vit shkojnë në këtë qytet.

Lokalet kane formatuar menune e tyre me gatime karakteristike pogradecare per te pritur turistet. Nga ushqimet me te thjeshta e deri tek ajo qe mbetet specialiteti i Pogardecit “Tava e Koranit”.

Tashme Pogradeci eshte shnderruar edhe ne nje destinacion qe ofrohet permes paketave te agjensive turistike.

Ajo qe mbetet per t’u vleresuar jane çmimet konkurruese te akomodimit dhe ushqimit, por edhe permiresimet e shumta ne infrastrukture dhe mirembajtjen e liqenit.

“Jam nga Belgjika dhe me duhet te them se Pogradeci eshte vertet i kendshem dhe cmimet shume te ulta. Liqeni eshte shume i paster dhe une nuk ngurrova te notoj. Do te qendroj ketu per 6 dite dhe une e zbulova Pogradecin nga interneti. Duke kerkuar ne internet per vende te bukura ku mund te pushoja ne Shqiperi mesova per Pogradecin””, thotë një pushues nga Belgjika.
 
Prej disa vitesh Pogradeci ofron nje game te gjere kapacitetesh per te gjitha sherbimet dhe larmi zgjedhjesh.

Top Channel