Manjani: Vëmendjen tek turizmi

05/07/2013 00:00

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani kerkoi nje
vemendje me te madhe sa takon sektorit te turizmit ne Shqiperi.

Pasi akuzoi qeverine ne ikje per mungesen e investimeve per kete sektor, ai tha se duke filluar nga Policia e Shtetit ne garantimin e rendit e deri tek mediat ne promovimin e saj, duhet nje bashkëpunim më i madh për t’i dhënë turizmit në këtë sezon një përqendrim më të madh pushuesish.

“Nuk kemi çfarë t’i bëjmë më thirrje kësaj qeverie, por të paktën institucionet shtetërore, publike, agjencitë turistike, në mënyrë të veçantë, shërbimi i Policisë së Shtetit, të marrin situatën në dorë dhe të ndihmojnë qartësisht qytetarët shqiptarë, por jo vetëm, që t’i drejtohen bregut të Shqipërisë. Eshtë një thirrje që e bëjmë edhe për mediat. Eshtë një kontribut në ekonominë kombëtare që në media të nxitet turizmi në vend”, tha Manjani.

Top Channel