Turizmi në Lin i shkatërruar nga ndotja

04/07/2013 00:00

Lini, i konsideruar si një prej fshatrave më të bukur turistike në vend,
tashmë duket zhgënjyes. Derdhja e ujrave të ndotura të familjeve dhe
bizneseve në liqenin e Ohrit thuajse e ka shkatërruar turizmin.

Imazhi i nje fshati te vogel qe pozicionohet buze liqenit dhe me nje peisazh per t’u admiruar, humbet sapo i afrohesh bregut ku ne vend te ujit te paster ka vetem ndotje dhe mbeturina. Problematika e derdhjes se ujrave te ndotura ne liqen eshte tradite ashtu sikunder edhe premtimet per zgjidhjen e saj. Per banoret jetesa mes ndotjes vijon te mbetet nje shqetesim ndersa pohojne se turistet e kane humbur interesin per kete fshat.

Sipas te dhenave nga pushteti vendor projekti i kolektorit te ujrave te zeza vijon te mbetet thjesht nje premtim elektoral, ndersa implementimi i tij eshte emergjent pasi derdhja ne liqen e ujerave te zeza te 300 familjeve te fshatit rrezikon shendetin e tyre por edhe turizmin.  

Top Channel