Video/ Foka gjigante Neil u bë yll në internet, rikthehet në det pas aventurës në Tasmani
Janë dashur plot katër muaj dhe 150 mijë stërlina për të realizuar statujën prej dylli të Adele, të prezantuar në muzeun e Madame Tussadus më 3 korrik.
Kopja, identike me origjinalen, mban të veshur një fustan të zi të gjatë deri tek gjuri, i njëjti i veshur nga e vërteta Adele ditën e çmimeve të Grammy Awards 2012.
Statuja e 25-vjeçares do të ekspozohet në qendër të skenës në seksionin e muzikës të muzeut të Londrës, përkrah yjeve të tjera ndërkombëtare si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga e Michael Jackson.

Ndërsa një kopje tjetër e saj do të vendoset në muzeun e dyllit në Amstërdam, duke parë popullaritetin e këngëtares londineze.
Pak kohë më parë Adele u bë nënë e një djali që sipas mediave rozë dyshohet të ketë emrin Angelo, referuar një tatuazhi që këngëtarja ka prapa veshit.
Top Channel