Hetim për granatën te ‘Kurum’

04/07/2013 00:00

Edhe pse po behet gati nje jave nga vdekja e 35-vjeçarit Gjergji
Bodurri, i cili mbeti i vrarë nga shpërthimi i një granate në tek linja e
përpunimit të Skrapit në kompaninë turke ‘Kurum’, ende nuk ka asnje
person te ndaluar lidhur me ngjarjen.

Prokuroria e rrethit te Elbasanit e cila ka marre ne dore çeshtjen eshte duke hetuar per shkelje te rregullave te sigurise ne pune. I kontaktuar nga Top Channel, kreu i prokurorise se Elbasanit, Gentian Osmani, i sapoemeruar ne kete detyre, beri gjithashtu me dije se hetimi i kesaj çeshtje eshte ne perparesi te institucionit qe ai drejton.

Organi i akuzes eshte duke shqyrtuar gjithashtu nese 35-vjeçari Gjergji Bodurri ishte punonjes i ‘Kurum’ apo i nje tjeter firme nenkontraktore. Ende nuk eshte sqaruar edhe fakti nese viktima ishte i siguruar apo punonte ne te zeze.

Ne objekt te prokurorise do te jete gjithashtu edhe hetimi per mungesen e seleksionimit te materialeve te rrezikshme dhe prejardhja e tyre. 35-vjeçari Gjergji Bodurri humbi jeten pasditen e 29 qershorit teksa me mjetin tip vinc ka shkaktuar shperthimin e nje granate qe ndodhej mes materialeve te skrapit ne fushen e grumbullimit.

Fusha e grumbullimit te skrapit ne ambientet e fimes turke ‘Kurum’ eshte percaktuar edhe si vendi i kontrollit te imtesishem te materialeve qe merren, por nuk kane qene te rralla aksidentet ne kete vend, pikerisht per mungesen e kontrollit.

Top Channel