Qeveria greke ka nxjerrë në shitje të dhënat e kërkimeve gjeofizike të
realizuara gjatë këtyre muajve të fundit prej kompanise norvegjeze
‘PGS’.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria greke e Zhvillimit, e cila njofton se tashme çdo i interesuar mund te aplikoje per blerjen e te dhenave, e ne vazhdim te konkurroje ne tenderin shteteror per blerjen e se drejtes se kerkimit ne terren.

Ministria greke deklaroi se prej te dhenave te para, rezulton se ne detet greke ka sasi te medha te naftes dhe gazit. Prej perpunimit te te dhenave, rezulton se kater jane zonat me interes te madh kerkimesh. Zona e Jonit, qe fillon ne prane Vlores, e deri ne Igumenice. Mundesia e nxjerrjes eshte e madhe, ndersa shtresat naftembajtese konsiderohen lehtesisht te arritshme. Perberja e shtresave te tokes dhe petromat jane identike me ato te fushave te naftes ne zonen e Patos-Marinzës në Shqiperi. Ekspertet e konsiderojne shtresen naftembajtese te veriut te ishullit te korfuzit,pikerisht vazhdim te kesaj shtrese.

Zona Katakolos eshte e dyta per nga sasia e naftes bruto qe gjendet ne nentoken e saj.Zona e trete ndodhet ne jug te Kretes.Pikerisht ne kete zone,aparaturat e ‘PGS’ tregojne sasi teper te medha gazi.Ekspertet thone se sasia e gazit ne zone mund te jete e njejte me ate te shtreses Levian ne Qipro. Zona e katert ndodhet ne veri te greqise,pikerisht prane kufirit me Turqine,ne zonen Kavalla e deri ne Limnos. Gjetja e sasive te hidrokarbureve ne detet greke mund t’i sjelle arkes bosh se qeverise me teper se 150 miliarde euro ne 30 vitet e ardhshme,mjaft qe Athina te zgjidhe se pari problemet ligjore te demilitimit te ujrave me fqinjet e saj. Se pari me armikun dhe rivalin e saj te madh Turqine, qe sipas deklaratave te Ankarase nuk do te lejoje askend te shfrytezoje detin, nese dhe ajo nuk mer pjesen e saj nga pasuria miliardeshe e nentokes,Egjiptin qe tashme kercenohet nga lufta civile apo Shqiperine, marreveshja me te cilen u hodh poshte prej Gjykates Kushtetuese shqiptare.

Top Channel