“Piratët e Karaibeve 5”

02/07/2013 00:00

Pjesa e pestë e filmit “Piratët e Karaibeve” do të nisë xhirimet në fund të këtij viti. Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se saga e Disney-t do të vazhdojë dhe regjia e filmit të pestë do të jetë në duart e norvegjezëve Joachim Roenning dhe Espen Sandberg.

Bruckheimer tha për ‘The Sun’: “I kemi dhënë besim dy regjisorëve të rinj të cilët kanë një javë që kanë ardhur në Hollivud. Planifikojmë që xhirimet të nisin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.”

Bruckheimer shtoi se filmi do të hapë horizonte të reja dhe emocionuese. I pyetur se çfarë presin fansat nga “Piratët e Karaibeve 5”, ai tha: “Nëse do e dija se çfarë duan fansat, çdo film do të ishte një sukses i vërtetë. Ne mundohemi të parashikojmë atë që presin fansat dhe të shkojmë aty ku nuk kemi arritur më parë.”

Johnny Depp do të kthehet si kapiteni Jack Sparrow në filmin ku do të jetë edhe aktorja spanjolle Penelope Cruz.

Top Channel