Nick Cave rrëzohet nga skena

02/07/2013 00:00

Nick Cave është bërë protagonist në një episod të pakëndshëm në festivalin e muzikës në Keflavik në Islandë.

Rokeri australian në një moment gjatë performancës së tij në skenë, hedh një hap të gabuar dhe përfundon në shesh, më saktë, dëshmitarët thonë se distanca e rrëzimit ishte të paktën 3 metra.

Banda e Cave vazhdoi të luajë sikur asgjë s’kishte ndodhur, ndërkohë që për të qetësuar fansat e mbledhur, Nick Cave del pak minuta më vonë, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Në përfundim të koncertit, 55-vjeçari i është nënshtruar një vizite mjekësore, kur rezultoi se nuk ishte asgjë serioze dhe një ditë më vonë, ai u shfaq në skenën e Glastonbury Festival.

Shih rrëzimin në 08:43

Top Channel