Kukan: Shqipëria në rrugën e duhur

28/06/2013 18:40

Europarlamentari Eduard Kukan vlerëson se Shqipëria është në rrugën e duhur për të forcuar sistemin demokratik pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Kreu i delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnje dhe Hecegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën e ka vlerësuar situatën në Shqipëri më të mirë se në të shkuarën.

“E mirëpres rezultatin e zgjedhjeve, të njohur nga të dy palët dhe fjalët e mira që shkëmbyen mes tyre udhëheqësit politikë. Besoj fuqishëm se tranzicioni i butë i pushtetit politik do të forcojë proçeset demokratike në vend, që është kryesore për të çuar më tej proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka deklaruar Kukan.

Kukan ka përshëndetur për fitoren liderin e së majtës Edi Rama dhe gjithashtu ka falenderuar kryeministrin Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë, si dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA