Vajza e sapolindur nga martesa midis Kim Kardashian dhe reperit Kanye Ëest është tërësisht e bardhë e duket se nuk i ka marrë asgjë babait të saj.
Të paktën, ky ishte imazhi që 32-vjeçarja i dërgoi miqve të saj në celularët e tyre, nga e sapolindura Veri-Perëndim (emri North-West i vajzës).
Megjithatë, ndërsa Kanye e ka kaluar testin e atësisë, shumë prej miqve të Kardashian nuk e kaluan testin e besimit.
Imazhi i rreme i North-West, derguar prej Kim miqve te saj
Në të vërtetë, fotoja e dërguar nuk ishte autentike, por një imazh fallso.
Qëllimi i mesazhit që Kim dërgoi ishte të vendoste në provë miqtë e saj, për të [arë se cili nga rrethi i saj i ngushtë do ta shiste tek mediat foton, duke thyer kështu besimin e saj.
Çifti Kardashian-West
Dhe ashtu siç ishte e pritshme, dikush e bëri këtë dhe fotot përfundoi në revistën amerikane “gossip”, “TMZ”.
Ndërkohë, kureshtja për të parë fëmijën 10-ditësh vazhdon të jetë e madhe. Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se Kim e Kanye kanë ndonjë qëllim që të prezantojnë krijesën e tyre me botën.
Top Channel