Shembet rruga e re e Elbasanit

24/06/2013 00:00

Rruga e re Tiranë- Elbasan është shembur në një segment të sajin në hyrje të tunelit, nga ana e Elbasanit.

Rreth 600 metra para hyrjes në tunel, një sasi dheu në skrapatën anësore të rrugës është shembur duke rrezikur edhe pasagjerët e një makine të cilën e ka goditur masivi i dheut.

Shembja ka ndodhur pasditen e hënë dhe menjëherë është urdhëruar bllokimi i rrugës ndërsa trafiku i makinave është devijuar për në rrugën e vjetër të Qafës së Krrabës.

Aktualisht nuk po punohet për çbllokimin e rrugës pasi sasia e materialeve inerte që ka rënë është e madhe. Duket se shkak i shembjes ka qenë mosforcimi i nevojshëm i skarpatës anësore të rrugës dhe duket se për këtë nuk ka mjaftuar as edhe bekimi që i bëri rrugës së re prifti i kishës së Shën Marisë në Elbasan.  

Top Channel