Ceremoni në Ditën Botërore e Refugjatëve

20/06/2013 00:00

Në Ditën Botërore të Refugjatëve autoritetet shqiptare, si edhe
përfaqësues të selive diplomatike në vend kanë marrë pjesë në një
ceremoni të rastit në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, ku aktualisht
jane të strehuar një numër i madh muxhahedinësh.

Per momentin ne Shqiperi gjenden rreth 78 refugjate dhe rreth 66 azilkerkues. Ata vijne nga e gjithe bota, Irak, Iran, Afganistan, Kine, Tunizi, Nepal, Indi, Jordani, Turqi, Algjeri, Nigeri, Kongo, Siri, Aktualisht pjesen me te madhe te refugjateve ne Shqiperi e zene iranianet e ardhur nga Iraku. Ne deklaraten e Ministrise se Brendshme thuhet se, ofrimi i strehimit te banoreve te ish-Kampit Ashraf jashte Irakut eshte nje zgjidhje e qendrueshme duke ndihmuar rajonin drejt konsolidimit te paqes.

Ne deklaraten e Ministrise se Brendshme thuhet se, te gjithe vendeve te tjera te ndjekin shembullin humanist te Shqipërisë për te ofruar atyre qe gjenden ne nevoje ndihme dhe strehim per mbrojtje nderkombetare.

Top Channel