Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij, zbuloi një studim australian.
Ndonëse lidhja midis peshës dhe zgjuarsisë nuk është ende e qartë, sipas studimit, foshnjet që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të cilëve rritet me më shumë shpejtësi, priren të kenë një zgjuarsi (të matur me metodën e përcaktimit të IQ), më të madhe në moshë të rritur.
Kërkimi u realizua prej kandidatëve doktoralë të Universitetit të Adelajdes, në Australi dhe 13 800 fëmijë u përdorën si kampionë të testimit.
Në bazë të studimit, i realizuar nëpërmjet matjes së shtimit të peshës në muajin e parë, krahasuar pas disa vitesh me të dhënat e nxjerra gjatë testit të IQ, rezultonte se ata fëmijë që në katër javët e para pas lindjes shtojnë më shumë se 40% të peshës së tyre, kanë një zgjuarsi lehtësisht më të lartë se ata që shtojnë 15-40% të peshës.
“Diametri i kokës është një tregues i volumit të trurit, ndaj sa më e madhe të jetë rritja e diametrit, përgjithësisht aq më e shpejtë është edhe rritja e trurit”, deklaroi doktoresha Lisa Smithers, një prej udhëheqëseve të këtij studimi.
Megjithatë, ndërsa rritja në peshë e foshnjeve pas lindjes është një tregues, mbetet e qartë se shkalla e inteligjencës, në përgjithësi vazhdon të mbetet një faktor biologjik, i përcaktuar që përpara lindjes.
Top Channel