Skandali me reklamën shtetërore

18/06/2013 19:45

Një ditë pas denoncimit të deputetit socialist Erjon Braçe, “Top-Channel” zbardh të tjera fakte që hedhin dyshime të forta mbi përdorimin e fondeve publike nga Ministria e Mbrojtjes dhe thellojne skandalin e diskriminimit financiar qe i behet mediave permes reklamave shteterore.

Dokumentat faktojnë një skemë që përfshin një zinxhir transaksionesh me xhirime të shpejta llogarish nga njëra kompani në tjetrën.

Në datë 21 maj, Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Qëndra e Kulturës, xhiron nga buxheti 99.9 milionë lekë ose afro 1 milionë dollarë për llogari të kompanisë “Zoom Event”.

Vetëm një ditë më vonë, në datën 22 maj, kjo e fundit ja xhiron të gjithë fondin një tjetër kompanie me emrin “Pro Image” siç tregon ky dokument.

Sipas kësaj skeme transaksionesh, “Zoom Event” ka shërbyer thjesht si ndërmjetës për kalimin e parave publike nga Ministria e Mbrojtjes tek kompania “Pro Image”.

Më pas, është pikërisht kjo e fundit, që ka bërë shpërndarjen e fondit në media për publikimin e reklamës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Por, shpërndarja zbardh të tjera fakte që që dëshmojnë se paratë e taksapaguesve shqiptar janë përdorur ne menyre te pabarabarte.

Sipas dokumentave, nga data 17 deri në datën 31 maj, “Pro Image” ka shpërndarë gjysmën e fondit, më saktësisht 42.3 milionë lekë.

Pjesa dërrmuese e parave ose mbi 71 për qind e tyre kanë shkuar vetëm për një grup mediatik, atë të “Media 6” që i përket televizionit “Klan”.

Televizioni Shqiptar ka marrë 11.8 për qind, ndërsa “Ora News” dhe “Focus Grup” kanë marrë nga 7.1 për qind secila. i fundit në listë është “Top-Channel”, i cili ka marrë më pak se 2.8 për qind të fondit total te shperndare qe ishte 42.3 milione leke apo 423 mije dollare.

Shpërndarja tregon përdorim klientelist të parave që paguajnë taksapaguesit, duke diskriminuar televizionin me te madh ne vend dhe duke favorizuar mediat afer qeverise, me shperndarje te parave publike deri në 30 herë më shumë.

Por, ky është vetëm rasti i fundit flagrant i diskriminimit të thellë financiar ndaj mediave të pavaruara, që vazhdon tashmë prej disa vitesh dhe i denoncuar ashpër edhe nga “OSBE”.

Në periduhën 2007-2012, sipas shifrave zyrtare qeveria dhe agjencitë në varësi të saj kanë shpërndarë rreth 16 milionë dollarë reklama shtetërore.

Përgjatë kësaj periduhe, “Top-Channel” ka marrë nga ky fond vetem 3-6 perqind te totalit, nje shifer shume simbolike, ndonese eshte media me e madhe ne vend.

Top Channel