Banka Botërore: Thellohet kriza e borxhit

18/06/2013 19:55

Banka Botërore deklaroi se zhvillimet e fundit në financat publike e kanë bërë më të vështirë uljen e domosdoshme të borxhit publik.

”Deri diku rinfinancimi i borxhit publik mbetet i mundshëm nga tregu, por rreziqet janë të mëdha, edhe nëse ekonomia fillon të gjallërohet e të ngrihet, është rreziku që financat të vihen në vështirësi ose të vënë në vështirësi sektorin privat”, deklaroi Erjon Lu”, deklaroi Erjon Luçi, kryeekonomist i Bankës Botërore në Tiranë.

Në maj, të ardhurat buxhetore shënuan rënien më të madhe të të gjitha kohërave, me 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Përballë kësaj situate të rënduar, ndërkombëtarët duket janë vënë në pritje, për të parë së çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve.  

”Duke iu referuar edhe raportit të sotëm mund të them se ka tre lajme të mira për Shqipërinë. i pari është ai se i gjithë rajoni po del nga recesioni. Lajmi i dytë është fakti se në mesatare, Shqipëria e ka përballuar krizën më mirë se vendet e tjera fqinje dhe lajmi i tretë i mirë është se kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga zgjedhjet, Pas tyre, do të dalë një qeveri, e cila do të ketë mandatin e popullit shqiptar dhe kjo qeveri do të ketë mundësinë të përshpejtojë programin e reformave ekonomike të nevojshme”, deklaroi Ksenyia Lvovski, shefe e Bankës Botërore në Tiranë.

Në raportin e fundit rajonal, Banka vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 1.8 për qind këtë vit, një shifër kjo gati e barabartë me mesataren e rajonit, i cili udhëhiqet nga Kosova dhe Serbia, respektivisht me 3.1 dhe 2 për qind. 

Top Channel