“Arian” është dokumentari i regjisorit Pluton Vasi, dedikuar gazetarit Arian Dodbiba, i  cili u nda nga jeta mëse një vit më parë.

Një rrëfim i ndjerë, përmes intervistave nga njerëzit dhe miqtë e tij më të afërt në këtë realizim, që u shfaq për të kujtuar gazetarin, në përvjetorin e tij të lindjes.

“Kisha kohë që mendoja se duhet të bëhej një dokumentar, por jo thjesht një i tillë, por të krijoja një komunikim, një urë, një rikthim pas. Të gjeja mundësinë, që ta takonim përsëri Arjanin, ose ta kujtonim atë. Jam i sigurt se gjithsecilit prej nesh na shkon mendja se çfarë bëjnë religjionet, që personazhet e tyre janë akoma të pavdekshëm, fjala vjen Muhamedi, Krishti… Kurse ne për njëri-tjetrin nuk bëjmë dot. Kam pështypjen se nuk bëjmë përpjekjet e duhura për njerëzit e afërt dhe shumë të zotë, ndaj dhe ky është edhe një nga qëllimet që kam pasur, jo vetëm për Arjanin, të cilin e kam pasur mik. Njeri që ka punuar në televizion prej 20 e ca vjetësh, që ka kontribuar dhe që nuk tha kurrë jo”, u shpreh Pluton Vasi, regjisor.

Arian Dodobiba u lind më 13 qershor të 1964-s. Pasi kreu studimet e larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, ai punoi si mësues dhe më pas si gazetar në radio e televizion, në redaksinë e kulturës.

Gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, ai ka realizuar edhe një sërë dokumentarësh e reportazhesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA