Ndërtimet pa leje në Tiranë

13/06/2013 00:00

Pas denoncimit në Top Channel të valës së ndërtimeve pa leje në
kryeqytet, Inspektoriati i Ndërtimit ka ndërhyrë, por në menyre
selektive, duke prishur të paktën vetëm njërin nga objektet e
denoncuara.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i pyetur në lidhje me këtë situatë nuk dha një përgjigje në rast se këto ndërtime do të prishen apo jo.

Gazetarja e Top Channel: Kemi dy ditë që pasqyrojmë shtesa katesh, ndërtime pa leje, duke përfituar ndoshta nga kjo periudhe fushate…

Lulzim Basha: Po të pyetnit në Bashkinë e Tiranës do të merrnit edhe përgjigjen se çfare po bën Bashkia e Tiranës

Gazetarja e Top Channel: Kemi tentuar dhe nuk kemi marrë përgjigje…

Lulzim Basha: Unë nuk kam asnjë dijeni që media juaj ka tentuar të marrë një përgjigje. Kam parë konstatimet tuaja, siç i kam parë edhe në faqet e shtypit opozitar, kryesisht “Zëri i Popullit”. Kërkoni shpjegim nga Bashkia dhe Bashkia do t’ju japë planin e plotë të masave që ne realizojmë anembanë qytetit.

Gazetarja e Top Channel: Kemi pasqyruar edhe prishjen e një ndërtimi pa leje, e pasqyruam që u ndërtua dhe u prish…

Lulzim Basha: Shumë mirë keni bërë që e keni pasqyruar. Për çdo informacion që kërkoni Bashkia e Tiranës është e hapur t’ju japë përgjigje…

Nderkohe shtesa e katit qe po ndertohej dy dite me pare ne nje pallat ne qender te kryeqytetit nuk eshte me. Do te duhej denoncimi nga Top Channel, qe ndërtimi në fjalë te mos vazhdonte, pasi, ndonese ishte fare prane zyrave te Bashkise se Tiranes, asnjë prej strukturave të saj nuk kishte vepruar deri atëherë.


Para dy ditesh


Sot

Por mesa duket ky reagim i Bashkise eshte selektiv, pasi ne te tjera objekte qe Top Channel i ka pasqyruar, puna nuk eshte ndalur dhe ende vazhdon me intesitet. Ne rruge dhe rrugica te qytetit vazhdojne te behen shtesa katesh ne pallate apo shtepi private, pa marre asnje leje te shkruar nga Bashkia, duke u mjaftuar me pazare nen dore dhe leje verbale nga kryetare te degeve te Partise Demokratike apo kandidate per deputete te saj te cilet akumulojne vota ne kete forme.  

Kryetari i Bashkise mori pjese ne perurimin e rruges ‘Mujo Ulqinaku’, ne njesine bashkiake numër 10, e cila eshte rindertuar me fondet e Bashkise.

Top Channel