Maria Sharapova, tifo për të dashurin

12/06/2013 10:25

Tifozët e tenisit janë mësuar të dëgjojnë të bërtiturat e saj në fushë, por kësaj radhe Maria Sharapova nuk po çirrej për lojën e saj.

Tenistja bukuroshe ruse ishte duke parë ndeshjen që i dashuri i saj i ri, Grigor Dimitrov, po zhvillonte në turneun Queens dhe dukej qartë tensioni tek ajo.

Bullgari 22-vjeçar fitoi në raundin e parë të turneut të Londrës që shërben si nxemje për turneun e madh të Uimbëlldonit dhe një pjesë të meritës pati edhe tifozllëku i Sharapovës.

Tenistja 26-vjeçare ka qenë më parë e lidhur me basketbollistin slloven Sasha Vujacic, ndërsa javët e fundit është parë në rrugët e Madridit me tenistin bullgar.

Top Channel