Kanye West tradhëton Kimin

12/06/2013 13:50

Një modele kanadeze ka thënë se ka fjetur me reperin Kanye West në një kohë që Kim Kardashian po pret një fëmijë prej tij.

Leyla Ghobadi tha për revistën ‘Star’ se është njohur me West në korrik të vitit 2012 dhe është takuar në disa hotele me të pasi Kanye West e konsideron lidhjen e tij me Kim Kardashian “vetëm për publicitet dhe asgjë serioze”.

Duke shpjeguar arsyen pse po e bën publike tradhëtinë e këngëtarit, 24-vjeçarja tha: “Kjo gjë do e shkatërrojë familjen Kardashian, por nëse do të isha në vend të Kimit do të doja ta dija. Unë e kam takuar Kanye deri kur mora vesh se Kimi ishte shtatzënë, më pas nuk kam pasur më asnjë lidhje me të.”

Top Channel