
Massimo Moratti nuk ka asnjë nxitim për shitjen e Interit, ndërsa premtoi goditje interesante në merkaton e verës.
Në shfaqjen e tij përpara gazetarëve, Moratti gjithashtu shprehu të gjithë kënaqësinë e tij për zgjedhjen e bërë për stolin e skuadrës, atë për trajnerin e ri, Ëalter Mazzari.
Mazzari – “Jam shumë i kënaqur nga kjo zgjedhje. Mazzari është ekzaktësisht ajo që prisja. Kam krijuar një ide pozitive mbi të, ai është një njeri konkret dhe që di të kuptojë nevojat e cilësitë e grupit të lojtarëve”, deklaroi Moratti, duke iu përgjigjur fillimisht pyetjeve për trajnerin e ri.
Negociatat për shitjen e Interit – Në lidhje me me bisedimet që po realizohen me miliarderin indonezian, Thohir, mbi shitjen e mundshme të skuadrës, Moratti komentoi: “Kërkoj ndjesë, por në këtë moment nuk mund të flas për mbarëvajtjen e këtyre bisedimeve. Mund t’iu them vetëm që bisedimet janë në vazhdim e që asgjë nuk është arritur, ndaj nuk më pëlqen të flas rreth bisedimeve në zhvillim. Megjithatë, ne nuk kemi ndonjë nxitim për shitjen e klubit”.
Ranocchia dhe Osvaldo – Së fundmi, është përfolur interesimi i Interit për sulmuesin e Romës, Osvaldon. i pyetur mbi këto zëra, Moratti komentoi: “Këto zëra i dëgjoj vetëm në televizor”, ndërsa për largimin gjithashtu të përfolur të Ranocchias, përjashtoi kategorikisht: “Do të qëndrojë në Milano. Besojmë shumë tek cilësitë e tij dhe pa dyshim, Ranocchia është një prej mbrojtësve më të mirë në Itali”, komentoi Moratti.
Top Channel