Tapeti i kuq në “Top Fest 10”

10/06/2013 18:00

Në edicionin e 10 të “Top Fest”, përveç çmimeve dhe performancave në skenë, vëmendje të vecantë mori edhe tapet i kuq.

Aty parakaluan të gjithë këngëtarët dhe të ftuarit specialë, të cilët treguan për Kelerin dhe Eraldën se si ishin kujdesur për imazhin e tyre.

“Jam përgatitur në momentin e fundit, por tani ndihem më e sigurt dhe e gëzuar që jam në këtë pasarelë së bashku me Elonën”, deklaroi në mikrofonat e “Top-Channel”, Rike, konkurrente e “Big Brother 6”.

“Jam përgatitur që muaj më përpara për këtë mbrëmje, këto pantallona i kam blerë që në dhjetor. Mami më thonte s’ke për t’i veshur se ke për të ndërruar mendje, por prezencën ama e kanë ”, dëshmoi Lori Hoxha, e cila u kujdes për veshjen e prezantueseve, Luanës dhe Marinës, në mbrëmjen e “Top-Fest”.

Stilistë shqiptarë, por edhe të huaj kanë bërë që pjesëmarrësist e “Top Fest” të shkëlqejnë në tapetin e  kuq.

Si gjithmonë, Arbërie Hadërgjonaj, me vajzat dhe mbesat e saj është mjaft e kuruar, Samanta Karavella po ashtu me fustanin e stiluar nga Estela Koni.

Nga prezantimet e meshkujve mund të veçohet Andos, i cili ndryshimin kryesor e kishte te flokët, të cilat i kishte prerë.

Ndërkohë, komente pozitive kanë marrë për veshjen edhe vajzat e “Supersport”-it, Ilda, Aida dhe Vilma.

Top Channel