Sherr për vendin, ajo i ulet në prehër

10/06/2013 00:00

Në vendin me popullsinë më të madhe në botë, është e vështirë të gjesh një vend të lirë në autobusët e transportit publik…dhe t’i zësh vendin një femre kineze është e rrezikshme.

Në një video që qarkullon në internet, një grua e re lë për pak sekonda vendin e saj në autobus për të hapur një dritare. Por sapo ajo hap dritaren, vendin e saj e zuri një mashkull. Për pak ajo debaton me personin që i zuri vendin dhe në momentin kur kërkesa më fjalë për t’i liruar vendin po binte në vesh të shurdhër, reagon ndryshe.

Ajo ulet në preherëin e personit. Ky i fundit fillimisht provon disa herë ta largojë duke e shtyrë, por gruaja kineze me karakter të fortë, nuk dorëzohet dhe në fund ulet në vendin e saj.

Top Channel