Pattinson, me Katy Perry për të harruar Stewart?

10/06/2013 16:00

Ndërsa Robert Pattinson dhe Kristen Stewart duket se janë ndarë përfundimisht, në horizontin e aktorit po shfaqet një tjetër prej femrave më të famshme e terheqese të “show-bizzit”, këngëtarja Katy Perry.

Gjithashtu e ndarë ngai dashuri i saj muzikant, John Mayer, në muajin mars, Perry dhe Pattinson kanë gjetur në këtë kohë një “shpatull për të qarë”.

Mbrëmjen e së dielës, të dy u fotografuan në Los Anxhelos, përpara se të shkonin së bashku për të ndjekur koncertin e këngëtares “Bjork”.

Në të shkuarën, Perry gjithmonë ka pranuar admirimin e saj për Pattinson, për të cilin gjithmonë ka pranuar se i duket tërheqës.


Te lene pas kraheve, Pattinson me ishin e tij Stewart dhe ne foton poshte, Perry dhe Mayer, se bashku pak perpara se t’i jepnin fund lidhjes disamujore ne muajin mars

Për moment, a zyrtarisht vazhdojnë të jenë vetëm miq, megjithatë, duket se nuk do të jetë e largët dita që “linja e kuqe” mund të shkelet.

Top Channel