Meshkujt “metroseksualë” të Filipineve

10/06/2013 13:45

Sallonet kozmetike që ofrojnë trajtime fytyre janë më shumë për femrat, por në Filipine këto biznese po lulëzojnë falë meshkujve.

Djemtë e shtetit të vogël kanë përqafuar “metroseksualitetin” dhe rregullisht frekuentojnë sallonet e bukurisë njësoj si femrat, për të mos thënë më shumë.

Gjithashtu, janë shumë të kujdesshëm për pamjen e jashtme edhe në ambientin e punës. Duke qenë se merren kryesisht me peshkim në fshatra, ata vendosin maska në mënyrë që të mos nxihen dhe të ruajnë lëkurën nga pickimet e mushkonjave.

Fotografja Cheryl Ravelo shkruan për Reuters: “84% e meshkujve në Manila mendojnë se gjëja që ka më shumë rëndësi është bukuria. Por jo vetëm në kryeqytet. Edhe në zonat rurale meshkujt kujdesen shumë për pamjen e jashtme.”

Top Channel