Nga konventa e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ku u prezantuan 48 kandidatët për deputetë të LSI-së në të gjithë vendin, Ilir Meta theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik të gruas.

“LSI ka një plan konkret punësimi dhe një program të qartë, i cili jep një rëndësi të vecantë fuqizimit ekonomik të gruas, sepse ne besojmë në një shoqëri të drejtë, ku zhvillimi ekonomik e shoqëror do të ishte gjysmak, në rast se grave do t’u mbyllej dera e tregut të punës dhe integrimit të plotë në shoqëri”, tha Ilir Meta, kryetar i LSI.

Kryesuesja e listës së qarkut Lezhë, Monika Kryemadhi, shprehu bindjen se janë pikërisht gratë, që do t’i japin fitoren LSI-së më 23 qershor.

“Vetëm në LSI, ne kemi kuota ku jemi të barabarta. Prandaj dhe ne do t’i tregojmë Ilir Metës dhe gjithë shqiptarëve, se gratë e LSI-së do t’i japin fitoren LSI-së më 23 qershor”, tha Monika Kryemadhi.

Meta me biznesin

Më herët gjatë pasdites Meta zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit vendas. Gjatë këtij takimi, Meta firmosi me palën tjetër një marrëveshje bashkëpunimi, që LSI pretendon se do të realizohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Kryetari i LSI-së ishte i shoqëruar në këtë takim me bashkëpunëtorët e tij, ekspertë të ekonomisë, të cilët prezantuan disa nga lehtësitë që do të ofrojnë për këtë kategori.

Vetë Meta deklaroi se mbështetja për biznesin do të thotë mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomisë.

Meta: Punësimi, prioriteti ynë

Punësimi do të jetë prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha
kreu i kesaj force Ilir Meta ne nje takim ne qytetin e Sarandes.

“LSI e kërkon mbështetjen tuaj në 23 qershor, sepse LSI ka një program të qartë, në radhë të parë për punësimin. Të gjitha politikat e LSI-së synojnë në nxitjen dhe rritjen e punësimit, që nga politika në fushën e arsimit që synon rritjen e arsimit profesional”, tha Meta.

Per zotin Meta deshtimet e qeverisjes aktuale do te tejkalohen pas 23 qershorit, kur do te nise siç tha ai nje periudhe e re zhvillimi per vendin.

“Ne do të ulim TVSH-në për shërbimet turistike në 10 për qind, në mënyrë që të konkurrojmë më mirë me vendet e tjera të rajonit”, tha Meta.

Top Channel