Avioni i pasagjerëve përplaset me UFO-t?!

10/06/2013 00:00

Imazhet e dëmtimit të pjesës ballore të një avioni pasagjerësh në Kinë po ngrenë gjithnjë e më shumë pikëpyetjet mbi shkakun e tyre.

Gjithcka ka ndodhur kur avioni i “Air China” po fluturonte në 8 mijë metër lartësi. Papritmas piloti ka ndjerë një përplasje të fuqishme e pasuar nga një zhurmë e fortë. Menjëherë më pas ai u ka kërkuar autoriteteve të fluturimit lejen për ulje emergjence.

Këto të fundit e autorizuan atë. Në aeroportin më të afërt, pas uljes, në pjesën e përparme të avionit u vu re një deformim i madh i pjesës metalike. Të gjithë nisën të pyesnin veten se cfarë e kishte shkaktuar një deformim të tillë pa lënë kurrëfarë gjurme.

Dyshimet e para, ato të përplasjes me ndonjë masë të madhe zogjsh u rrëzuan menjëherë, pasi nuk ekziston asnjë lloj zogu që fluturon në lartësinë 8 mijë metra.

Teoria e dytë e shtruar është ajo e përplasjes së avionit të pasagjerëve me një avion spiun pa pilot. Këtu ka ende vend për hetime, por shpresat për vërtetimin e saj mbeten të vakta. Ekspertët thonë se nëse do të ishte një përplasje e tillë, në trupin e avionit të pasagjerëve do të gjendeshin copëza mikroskopike të mjetit tjetër, gjë që ka rezultuar negative.

Teoria e fundit (që do të mbetet teori) është ajo e përplasjes me një objekt fluturues të paidentifikuar, apo sic njihen ndryshe UFO. Një ish-hetues i UFO-ve, Nick Pope thotë se pavarësisht se cfarë besojnë njerëzit për UFO-t, ka disa raste kur avionë pasagjerësh kanë qenë pranë përplasjes me këto objekte.

                                 Ja si mund te kete ndodhur perplasja

Ai thotë se është vetëm cështje kohe deri sa të ndodhë një incident i tillë. “Imazhet të bëjnë të mendosh se përplasja për pak ka qenë tragjedike për pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit”, thotë Pope.

Pyetjet e mediave mbi shkakun e incidentit, si autoritetet ashtu edhe vetë kompania kineze e transportit ajror, i kanë lënë pa përgjigje dhe janë mjaftuar vetëm me deklaratën: Po hetohet!

UFO, avionë pa pilotë (drone) apo tufë zogjsh? Me siguri ky incident do të hyjë tek incidentet misterioze që autoritetet kineze vështirë ta ndajnë me publikun.

Top Channel