Jo fluturim mbi 150 metër…as për shtrigat me fshesë

08/06/2013 00:00

Ndalohet fluturimi mbi 150 metër lartësi…edhe për shtrigat me mjetin e tyre fluturues, fshesën. Tingëllon shaka, por kjo është norma ligjore e hyrë së fundmi në fuqi në Suazilend, në Afrikë, ku shtriganëria është një cështje serioze.

Norma ligjore ndalon cdo mjet fluturues si helikoptera apo avionë të tjera lodër që telekomandohen nga toka. Ligji u bë publik kur gazetarët i kërkuan sqarime autoritetit të aviacionit civil pas arrestimit të një detektivi privat që përdorte një helikopter lodër për dobi të punës së tij.

Ai u arrestua dhe autoritetet e akuzuan për përdorimin e një helikopteri të paregjistruar. Nga këtu nisi saktësimi i të gjitha mjeteve që nuk lejohen të kalojnë këtë lartësi, përfshirë fshesat fluturuese me shtrigat mbi to.

…mbetet për t’u sqaruar se si do të mund të ndalohen shtrigat fluturuese nëse shkelin këtë ligj?!

Nga ligji përjashtohen avionët dhe helikopterët realë.

Top Channel