Një shtetas amerikano-indian njohu surprizën më të pakëndshme që mund të përjetojë një person kur realizon një ndërhyrje estetike në hundë.

Pas një divorci që e la në një gjendje të rënduar psikologjike, Vishal Thakkar vendosi që të bënte diçka për vete, duke zvogëluar hundën, të cilën asnjëherë nuk e kishte pëlqyer.

Ndërhyrja, e cila kryhet me anestezi të plotë, duhet të ishte diçka rutinë, por kur u zgjua, Thakkar pa se hunda e tij ishte hequr e gjitha.

Pas protestave të pacientit, kirurgu që e kishte operuar u justifikua duke i thënë se gjatë ndërhyrjes kishte konstatuar një infeksion të rëndë në hundë, ndaj ishte detyruar ta hiqte të gjithën, por çështja tashmë ka shkuar në gjykatë.

Avokatët mbrojtës të Thakkar kërkojnë një dëmshpërblim nga klinika për dëmin e shkaktuar nga gabimi mjekësor, ndërsa vetë viktima mohon të ketë pasur ndonjëherë probleme me hundën, aq më pak ndonjë infeksion që e bënte të domosdoshme këtë ndërhyrje.

Nga ana tjetër, zgjimi nga kjo “ëndërr e keqe” duket se ka kontribuar për të rënduar edhe më shumë gjendjen psikologjike të Thakkar, siç dëshmoi ai në një intervistë të dhënë në një rrjet amerikan.

Top Channel