Në Australi kafenë e paguani me puthje

07/06/2013 00:00

Për muajin qershor, prej orës 09:00 – 11:00 është e mundur që ta paguani
kafenë… me një puthje. Nëse ideja ju tërheq duhet të fluturoni deri
në Australi, duke marrë parasysh se nisma e çuditshme e marketingut
është ndërmarrë nga bari në Sydney, “Saint James”.

Pyetja spontane është: Kë duhet të puthësh? Kamarierët? Pronarin? Sigurisht që jo…

Nëse paraqiteni çift te lokali mund të shkëmbeni puthje para kamerierëve, sigurisht pa bërë me hile dhe ja ku keni mbaruar punë me llogarinë. Bari ka menduar ta promovojë nismën me një spot publicitar faqen e vet në “YouTube”, duke u bërë kështu në pak kohë tepër i famshëm.

Videoja tregon rrugët e Sydney-t dhe kafenenë “St.James” në orët e para të mëngjesit, me njerëz që shijojnë kafenë e tyre.

Kamerieri duke çuar dy ekspresë te tavolina e një çifti u thotë: “Nëse doni të kurseni faturën mund të jepni një puthje të vertetë, sepse nëse mashtroni unë e dalloj. Jam specialist”. Pas një momenti stepjeje çifte të tjetra nisin të puthen, disa dhe me pasion madje. Dhe banakieri tepër i kënaqur bërtet: “Kafe falas për të gjithë”! Kështu nisi kjo iniciativë që ka nxitur kureshtjen e shumë personave.

Parulla e lokalit është: “Në barin “Saint James” nuk duam paratë, vetëm puthjet tuaja”. Por mbetet një pyetje pa përgjigje: nëse e pi vetëm kafenë a janë kamerierët apo kamerieret të gatshëm apo të gatshme të të puthin?

Top Channel