Lëmurët janë primatë që habitatin e tyre natyral e kanë në Madagaskar dhe në ishujt përreth. Por për të tërhequr vizitorë dhe për të shuar kureshtjen e mijëra personave, ata janë pjesë e kopshteve zoologjike më të famshme në botë.

Njëri prej këtyre kopshteve është edhe ai i Uellsit ku kanë shtëpinë e tyre qindra specie. Mes tyre është edhe lemuri, primati që shpesh habit me sjelljet dhe qendrimet e tij. Një rast të tillë vizitorët e kopështit zoologjik dokumentuan në këto ditë të ngrohta që kanë prekur Britaninë.

Lemurët, ashtu si njerëzit, lanë pas temperaturat e ulta dhe motin me reshje dhe shfrytëzuan kohën me diell për të bërë banjo. Vizituesit dokumentuan sjelljen e këtyre kafshëve dhe mënyra e vecantë e qendrimit të tyre, që ngjasonte sikur ata po meditonin, njëjtë si murgjit budistë.

Top Channel