Rita Ora është shpaluar artistja më e mirë e vitit në Angli. Këngëtarës nga Kosova iu dorëzua çmimi gjatë eventit të “Glamour Women of the Year Awards” të organizuar në Londër. Ky vlerësim është një tregues tjetër i suksesit të vajzës së lindur në Prishtinë. Në të njëjtin event Viktoria Bekam u vlerësua si femra e dekadës.

Një fjalim i mirë mund të marrë shumë druartrokitje dhe ovacione, por mund të të sjellë edhe 10 mijë dollarë. I tillë është rasti i Trish Williams. Në fjalimin e diplomimit të saj ajo ia ka dalë të jetë mjaft inspiruese saqë një çift i panjohur në sallë i ka dhuruar asaj plot 10 mijë dollarë. Kjo dhuratë duket se i ka ndryshuar jetën 31-vjeçares e cila tashmë ka siguruar më shumë se gjysmën e parave që kishte marrë borxh për të kryer studimet. Në fjalimin e saj, Trish tregoi për braktisjen e shkollës së mesme dhe kolegjit, këmbënguljen e saj për tu edukuar madje edhe duke u kujdesur për fëmijët e saj të vegjël. Ajo u detyrua të regjistrohej në një klasë nate vetëm që të kishte kohë për dy fëmijët e saj.

Antoni Sajmerajs, i njohur me emrin Joe është kontabilist në profesion, por gjithmonë ka pasur dëshirë të presë flokë. Dhe çdo të mërkurë, diell, shi apo borë, ai e ndan dëshirën e tij me të varfrit dhe të pastrehët e Hartfordit. Për 25 vitet e fundit Joe Berber i ka ofruar shërbimet e tij për këta njerëz dhe në këmbim ka kërkuar vetëm një përqafim. Këtë ritual ai e filloi në vitin 1988 kur sapo kishte dalë në pension. Fjalët frymëzuese nga një predikim në një kishë i dhanë atij idenë se në qoftë se ai mund të ndryshojë pamjen e njerëzve të varfër, me pak fat ata ndoshta mund ta përjetojnë botën me më shumë dashuri. Çdo të mërkurë, nëse ai është në pushime në Florida, stolat e drurit pranë tij janë të mbushur plot me njerëz të pastrehë duke pritur për një prerje flokësh relaksuses.

Top Channel