Dibër, qershitë mbeten pa shitur

07/06/2013 00:00

Dibra është një zonë e njohur për prodhimin e qershive. Këto ditë pemët janë të tejmbushura me prodhim të mbarë.

Prodhimi i frutave është shumë i favorshëm për shkak të klimës shumë të mirë të kësaj zone. Një prej fermerëve që i është përkushtuar rritjes së qershive është edhe Atli Mani nga fshati Pekë i komunes Melan. Ai ka mbjelle 6 dynym gjithsej 140 rrënjë qershi, të cilat sapo janë pjekur. Prodhimi eshte shume i madh por qe rrezikon te shkaterrohet se nuk ka treg.

Rruga e shkaterruar qe lidh Peshkopine me pjesen tjeter te vendit pengon me se shumti kalimin e ketij prodhimi me kosto te ulta ne tregjet me me shume konsumatore si ne Tirane apo edhe qytetet te tjera te vendit. Fermeri i revoltuar kerkon qe shteti t’u krijoje mundesi per te finalizuar punen e veshtire me kultivimin e ketij fruti.

Top Channel