Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
Një pilot u largua në mënyrë të pabesueshme pa asnjë dëmtim, pas një avari e avionit të vogël 4-vendësh detyroi atë që të hapte parashutën…. e avionit.
Duke parashikuar mundësinë e ndonjë problemi në të ardhmen, piloti 76-vjeçar nga Londra pagoi për t’u shtuar avionit të tij të lehtë këtë opsion më shumë.
Mëngjesin e së enjtes, duke fluturuar mbi qytetin anglez të Cheltenhamit, ajo mundësi që i moshuari kishte parashikuar ndodhi dhe ai u detyrua që të hapte parashutën e avionit, për të shpëtuar jetën e tij.

Sistemi funksionoi në mënyrë të shkëlqyer dhe së bashku me mjetin e tij, i moshuari ra butësisht në oborrin e një familje, e cila mbeti e befasuar me pamjen me të cilën u përball.

”Ishim me të vërtetë me shumë fat që avioni nuk ra mbi shtëpi. Unë isha brenda në momentin e aksidentit, por nuk ndieva asgjë, vetëm një zhurmë të lehtë. Në fillim mbeta pak i shokuar kur pashë aeroplanin në bahçen e shtëpisë sime, por jam i lumtur për këtë përfundim që pati”, deklaroi pronari i shtëpisë.


Ndërkohë, disa kalimtarë arritën që të regjistronin fotografi dhe video të momentit, në të cilin butësisht, avioni i drejtuar nga 76-vjeçari, zbriti në tokë në këtë mënyrë të pazakontë.

Top Channel