Pyllëzimi i maleve të shkretuara

05/06/2013 00:00

Qindra hektarë pyje janë djegur dhe prerë, çka bën që dëmi ekonomik dhe ekologjik të jetë shumë i madh.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se per rehabilitimin e ketyre siperfaqeve kerkohen miliona fidanë, një pjese e madhe e të cilëve Ministria kerkon ta marre nga fidanishtja pyjore e Cërrikut, e cila eshte ngritur me nje investim prej 500 mijë eurosh, donacion i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

“Sfida jonë për rehabilitimin e terreneve të degraduara dhe rritjen e eficencës ekonomike në dobi të përmirësimit të cilësisë së jetës, kërkon sigurimin e miliona fidanëve, prodhimi i të cilëve do të bëhet në fidanishten që po fillojmë sot bashkë me Agjencinë turke, e cila është nga më modernet në Europë, ndërtimi i të cilës do të kërkojë një investim prej rreth 500 mijë euro. Ky është një donacion i Qeverisë turke. Siguria dhe mbrojtja e investimeve në pyllëzim, nuk mund të realizohet pa luftën kundër sëmundjeve, dëmtuesve në pyje, sidomos zjarreve, prandaj projekti i fidanishtes u shoqërua me dy nisma të tjera shumë të rëndësishme”, tha Mediu.

Per here te pare, ne vendin tone, pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore do te ngrihet Laboratori i Luftës Biologjike kundrejt dëmtuesve ne pyje, te cilat jane kryesisht lende kimikate.

Top Channel