Pse foshnjat finlandeze flenë në kuti kartoni?

05/06/2013 00:00

Të gjithë të ngjashëm, të paktën sapo lindin. Foshnjat në Finlandë futen
në një kuti kartoni, një traditë e vjetër që është në fuqi që në vitet
’30 të shekullit të kaluar.

Çdo fëmije të lindur, pavarësisht se cilët janë prindërit e tij, Qeveria i dhuron një pako me veshje e lodra, ndërsa për nënat dhurohet kutia e kartonit, që është një rit që pasohet ndër vite. Vetëm 5 për qind e femrave nuk e pranojnë dhe marrin shpërblim në para.

Por në 75 vjet brendia e pakos ka pësuar transformime, por gjithmonë sendet janë futur në një kuti kartoni, që shpesh bëhet krevati i parë për bebet. Sipas gojëdhënave, është pikërisht ky sekreti finlandez për një prej shifrave më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në të gjithë botën.

Një ritual kolektiv – Femrat tregojnë se është një dhuratë e parë e mrekullueshme për beben. Një traditë e tillë që është ruajtur ndër vite. Eshtë një moment që e përjetojnë të gjitha nënat në Finlandë. Për femrat ka një domethënie të veçantë dhe të thellë; bashkon njerëzit në një sens mbrojtjeje dhe ndarjeje sociale të diçkaje.

Një kuti kartoni përmes historisë – Kutia e parë e kartonit “premaman” u shpërnda nga qeveria e vendit skandinav në vitin 1938. Atë kohë, Finlanda ishte një vend i varfër, vdekshëria foshnjore ishte e lartë (65 për 1000 bebe të lindura) dhe kutitë iu jepeshin familjeve në vështirësi. Me kalimin e viteve, ligjet ndryshuan dhe kutitë iu jepeshin të gjithëve, me kusht që nënat të vizitoheshin nga doktori para se të dilnin nga muaji i katërt i shtatzënisë.

Endrra të bukura dje, sot dhe nesër – Kutia version 2013 përmban veshje për të porsalindur, veshje për dëborë, gërshërë për thonjtë, termometër për ujin e ngrohtë, por edhe prezervativë për prindërit. Dhe vetë kutia e menduar si krevat i ardhshëm, ka në fund një shtresë të hollë si dyshek. Nuk përmban biberon, sepse kërkohet promovimi i ushqyerjes me gji. Synimi i kutisë, përveç të mirave që ka brenda, ka qenë gjithmonë ai i dhënies kurajë për të qenit prindër. Sa për gjumin, krijimi i kutisë-krevat donte edhe të krijonte traditën e fjetjes së fëmijës veç nga prindërit. Dhe mes këtyre katër faqeve prej kartoni, sipas shumë personave, ndërsa rritej ideja e ngjashmërisë, ulej shifra e vdekshmërise foshnjore, sot një prej më të diskutueshmëve në botë.

Top Channel